INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Propozim - Dorëzo armën të marrësh një kompjuter!

Propozim - Dorëzo armën të marrësh një kompjuter!

Publikuar më: 10:58 19-04-2017

Komisioni i Sigurisë Kombëtare në seancën e fundit  për këtë legjislaturë ka lënë në fuqi ligjin për dorëzimin e armëve pa leje deri në 31 dhjetor të vitit 2017.
Deputetët socialistët bashkë me shtyrjen, propozuan që ligji të parashikojë dhe stimuj materialë.
Ishte Paulin Sterkaj që tha se do ish mirë që ata që mbajnë armë të joshen për ti dorëzuar duke iu dhënë të mira të tjera materiale, si një vit internet pa pagesë ose një lap top apo dhe një kompjuter.
Ndërsa Deputeti i LSI-së, Flamur Çela, i bëri thirrje qytetarëve që disponojnë armë pa leje, të përfitojnë nga amnistia.
Çela: Janë armë potenciale për krime të cilat ndodhin edhe në momente gjaknxehtësie dhe janë një derë burgu për secilin që e ka në shtëpi në mënyrë të pavullnetshme. Ju lutem dorëzojeni.
Deri  në fund të këtij viti, çdo qytetar që disponon armë pa leje mund ta dorëzojë pa iu nënshtruar asnjë penaliteti ligjor. Po a do të vihet në zbatim propozimi i Stërkaj kjo do të shihet në ditët në vijim.

Article Logic
Execution time: 0.0038628578186035