INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrufe në qiell të hapur: Pronari i Snapchat martohet në fshehtësi të plotë me supermodelen! [FOTO]

Rrufe në qiell të hapur: Pronari i Snapchat martohet në fshehtësi të plotë me supermodelen! [FOTO]

Publikuar më: 10:43 30-05-2017

Një supermodele dhe një superbilioner, përpara jush çifti i ri i fuqisë!

Duket se këmbanat e dasmës kanë rënë shumë shpejt për çiftin e ri të preferuar të Los Angeles. Pas zerave se supermodelja Miranda Kerr do martohej me pronarin e Snapchat Evan Spiegel në maj, Page Six raporton se dyshja ka lidhur kurorë këtë fundjavën. Sipas faqes së famshme të New York Post gjithçka ishte e mbledhur, me një ceremoni të vogël me vetëm 30 veta në shtëpinë e tyre në LA. Bukuroshja australiane filloi të frekuentohej me drejtorin ekzekutiv 26 vjeçar rreth 2 vite më parë, dhe romanca u zhvillua shumë shpejt, aq sa vitin e kaluar dyshja u fejua. Kujtojmë se Miranda, 34 vjeçare, ka qenë e martuar me Orlando Bloom, me të cilin ka një djalë me emrin Flynn.

mirandaspiegel.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488