INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Profesionet, femrat shkëlqejnë si drejtuese

Profesionet, femrat shkëlqejnë si drejtuese

Publikuar më: 11:27 19-03-2019

Një pjesë e grave në Shqipëri rezultojnë të jenë më të afta dhe më të paguara se meshkujt në rastet kur janë drejtuese. Në shumë fushave gartë dhe vajzat diskriminohen në page, por janë disa profesione, ku ato jo vetëm janë të barabarta me burrat, por dhe i lënë prapa. INSTAT ka hartuar një listë me 35 profesione ku në 6 prej tyre gratë kanë paga më të larta sesa meshkujt.
Diferenca më e madhe në pagesë për gratë është tek grupimi “Drejtues administrativë dhe komercialë, ku paguhen 20.2% më shumë se meshkujt. Në këtë fushë, femrat paguhen 156.4 mijë lekë, meshkujt 130. 1 mijë lekë. Profesionet e tjera ku gratë janë më ta paguara është “Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë, me diferencë më pagë me meshkujt prej 20 për qind. Më pas vijnë profesionet si “Asistentë në administrim dhe biznes” ku paguhen gati 11 për qind më shumë se burrat. Gratë rezultojnë më të paguara edhe në profesionet që kanë të bëjnë me bujqësinë e blektorinë. Nga ana tjetër, diferencën më të madhe në paga meshkujt rezultojnë ta kenë në profesionet e shërbimeve personale dhe të mbrojtjes, specialistë të shëndetësisë, punonjës në industri, specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë, ku burrat paguhen mesatarisht 26-29% më shumë sesa gratë. Ndërkohë, sipas të dhënave të INSTAT, në 2018-n, paga mesatare e femrave ishte 47.5 mijë lekë, ndërsa e meshkujve 53.2 mijë lekë. Në total, meshkujt u paguan 10.7% më shumë sesa femrat.

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211