INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Profesionet e lira” dërgojnë qeverinë në Kushtetuese

“Profesionet e lira” dërgojnë qeverinë në Kushtetuese

Publikuar më: 10:55 02-05-2016

Rritje e nivelit të kontributeve shoqërore dhe vendosjen e pagave referuese për personat e vetëpunësuar po sjell reagim të ashpër të qytetarëve. Pas protestave të këtyre shtresave, tashmë Dhoma Kombëtare e Avokatisë, në emër të gjithë kategorive që preken e ka ankimuar ligjin në Gjykatën Kushtuese. Pa shumë bujë, avokatët, të cilët madje bllokuan dhe sistemin gjyqësor përmes bojkotit disa ditor, kanë dorëzuar në Kushtetuese ankesat me argumentet përkatëse dhe kjo e fundit në datën 13 maj do të marrë vendimin për anulimin ose jo të ndryshimeve. Që nga muaji shkurt, të vetëpunësuarit paguajnë kontribute në bazë të pagës maksimale, çka do të thotë 5-fishim të kontributeve. Ndërkohë, barra fisklale për këto kategori që ushtrojnë aktivitetin në kryeqytet është rritur edhe më tej, me taksat e reja bashkiake për biznesin. E thënë në shifra, nëse më herët këta punonjës paguanin 6500 lekë kontribute për pagën minimale 22 000 lekë, tashmë ata po paguajnë kontribute në bazë të pagës maksimale, që arrijnë deri 25 mijë lekë. Ndërsa, ata që punojnë në Tiranë, paguajnë që nga marsi taksa që shkojnë deri në 35 mijë lekë në muaj.

Lista e profesioneve

Profesionet e lira, sipas kategorizimit që bëhet regjistrin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve janë, të gjithë tatimpaguesit që ofrojnë shërbime në veprimtari ekonomike të tillë si: farmacist, programues IT, vlerësues i pasurisë, avokat, noter, përmbarues, konsulent në fushën ekonomike, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar, arkitekt, inxhinier, projektues, agronom, përkthyes, veteriner, mësues (mësimdhënie), trajnues në veprimtari të ndryshme në kulturë, art dhe sport, mjek i përgjithshëm, mjek i specializuar, dentist, fizioterapist dhe ndërmjetëse në një proces gjyqësor.

Article Logic
Execution time: 0.0037379264831543