INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Problemet e rënda sociale bëjnë bashkë Metën me shefin e KE

Problemet e rënda sociale bëjnë bashkë Metën me shefin e KE

Publikuar më: 16:22 02-10-2017

Një diskutim që ka prekur të gjitha problematikat sociale në vendin tonë është mbajtur mes Presidentit Ilir Meta dhe Kreut të zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Claus Neukirch.
Sipas zyrës së presidencës Meta, ka vlerësuar kontributin e dhënë nga Këshilli i Evropës për promovimin e demokracisë dhe zbatimin e të drejtave të njëriut në vendin tonë. Mes të tjerash u bisedua mbi nevojën e bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe Zyrës së KE në Tiranë për parandalimin dhe dekurajimin e dhunës në familje dhe në veçanti ndaj grave, si dhe hartimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta për një trajtim sa më të gjerë të kësaj problematike të rëndë sociale. Gjithashtu pjesë e bisedës ka qënë dhe nevoja e shtuar e vëmendjes për të drejtën e pronës dhe lirinë e mediave, por dhe Reforma në Drejtësi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037691593170166