INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pritet rritja e një takse? Deputeti socialist kundështon...

Pritet rritja e një takse? Deputeti socialist kundështon...

Publikuar më: 11:16 24-04-2018

Në Komisionin e Mediave është hapur një debat në lidhje me taksën e Radio Televizionit Publik Shqiptar, që aktualisht paguhet 100 lekë në muaj, përmes faturës së dritave, por që është propozuar nga deputetët e majtë që ajo të rritet.

Po si?
Janë propozuar dy mënyra një nga Ilir Beqaj: Njëra lidhet me faktin që për çdo aparat në shtëpi të paguhet taksë, pasi aktualisht edhe nëse ke dy apo tre televizorë paguan një tarifë. Ndërsa tjetra ka të bëjë me rriten e taksës.

Sipas kreut të AMA-s ajo është shumë më e ulët se në vendet fqinje. Gentian Salaj tha së në Shqipëri taksa vjetore për RTSH është afro është 8.7 euro dhe nuk ka vend që e ka poshtë 17 eurove. Mali Zi e ka taksën 17 euro, Maqedonia 37 euro, Serbia e ka taksën 30. “Nëse duhet të kemi një operator publik të shëndetshëm, nuk e mbulojmë dot me atë buxhet, që ka aktualisht”, tha Salaj.
Panorama shkruan se propozim i Beqaj për rritjen e taksës është kundërshtuar nga Fidel Ylli dhe mori e një shembull. “Po në shtëpi kur ke 7 televizorë, do paguash shtatë herë ti?! Do vijë ai të kontrollojë ty në shtëpi?!”, tha deputeti Ylli.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322