INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prisni pak! Pasi fitoi famë botërore 'Xhanin' do e shohim në 'Big Brother VIP', ja në cilin shtet

Prisni pak! Pasi fitoi famë botërore 'Xhanin' do e shohim në 'Big Brother VIP', ja në cilin shtet

Publikuar më: 19:28 01-08-2020

Aktori me origjinë shqiptare Can Yaman, shumë i njohur për rolet e tij në serialet turke, është kthyer në një nga personazhet më të dashur të ekranit.

Ai ka milliona fansa që e ndjekin nga e gjithë bota dhe ka arritur shumë sukses falë pamjes dhe talentit.

Aktualisht Can po punon për një serial të ri, por jo vetëm kaq.

Atë mund ta shohim së shpejti në “Big Brother VIP”, që do të transmetohet në Itali.

Sipas mediave italiane drejtori i programit Alfonso Signorini është në negociata me Can Yaman për ta pasur atë në edicionin e ri të “Big Brother VIP”.

Lajmi i ka gëzuar shumë fansat të cilët do të kenë mundësi ta shohin aktorin 24 orë brenda shtëpisë së famshme të rrethuar nga kamerat.

Article Logic
Execution time: 0.0032110214233398