INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Albumi i saj po bën namin, por Beyonce 'lë kokën' pas stilistëve shqiptarë! Ja veshja që zgjodhi këtë herë [FOTO]

Albumi i saj po bën namin, por Beyonce 'lë kokën' pas stilistëve shqiptarë! Ja veshja që zgjodhi këtë herë [FOTO]

Publikuar më: 11:27 02-08-2020

Këngëtarja Beyonce ka prezantuar së fundmi albumin e ri vizual të titulluar “Black is King”, me kolonën zanore të “The Lion King: The Gift”.

Ajo tha se projekti është punuar me pasion dhe punë të madhe. Me këtë album vizual, këngëtarja tha se dëshiroi të paraqiste elemente të historisë së njerëzve me ngjyrë dhe traditës afrikane.

Edhe këtë herë ajo ka zgjedhur të vishet nga stilistë shqiptarë, këtë herë nga Kujta dhe Meri.

“@beyonce në @kujtameri Faleminderit @zerinaakers ! Jo i lehtë, por shumë motivues, ka qenë rrugëtimi për krijimin e disa pjesëve të filmit të shkurtër të Beyonces “Black is King”. Pamja e Divës në Kujta & Meri ka qenë, deri tani, perla më e çmuar që kemi prekur dhe krijuar nga duart tona të palodhshme. @beyonce, ju do të jeni motivimi ynë i pafund në krijimin e artit dhe avancimin e talentit tonë përtej oqeanit. Krijimtaria jonë në shërbimin tuaj është dëshmia jonë më e madhe! Unë i adhuroj njerëz si ju!”, shkruan Kujta dhe Meri.

Këngëtarja publikoi gjithashtu edhe videoklipin e këngës së re “Already”.

 

Kujtojmë se Beyonce është veshur edhe me herët nga stilistet e lartpërmendur (fustani i zi), si dhe nga një tjetër stilist shqiptar, Valdrin Sahiti. (fustan i kuq)

106099468_273035297479474_1913678225513479596_n.jpg

23887070-7930799-Strike_a_pose_The_star_gave_fans_a_full_glimpse_of_her_full_leng-a-23_1580039208251.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271