Disa burime të sigurta në mediat ndërkombëtare po shprehin hapur lajmin se Princi i Kurorës Mohammad bin Salman, familja e të cilit ka një vlerë prej 850 bilion paund, kërkon të investojë ose të blejë një përqindje aksionesh në ekipin e Manchester United, për të qenë përballë rivalëve të tyre në Lindjen e Mesme, të cilët zotërojnë ekipin e City.
Në qoftë se familja Glazers, e cila ka në pronësi ekipin e United, mund të mendojë ta shesë, ekipi vlen rreth 3 bilion paund, por princi nuk e ka problem këtë pjesë dhe është i lumtur ta pagujë.
Blerja e United do të ishte një deklaratë e hapur politike dhe financiare kundër këtyre shteteve të Lindjes së Mesme, njëra me kryeqytet Adu Dhabin, e cila zotëron Manchester City-n dhe tjetra me Katarin, në përpjekje për të marrë United.
Familja Glazers ende nuk ka bërë ndonjë koment për shitjen e klubit dhe qëndrimi i tyre është ende i paqartë.









20 Dec 2025 





