INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prince nuk ka kryer vetëvrasje

Prince nuk ka kryer vetëvrasje

Publikuar më: 12:17 24-04-2016

Sherifi Jim Olson, i cili po merret me hetimin e çeshtjes së vdekjes së Prince, ka deklaruar që nuk është gjetur asnjë arsye që të shpie në idenë se ylli i muzikës ka kryer vetëvrasje.

Ai tha se nuk kishte shenja dhune, gjithashtu shtoi se këngëtari 57 vjeçar ishte vetëm, kur ka ndërruar jetë. Një zëdhënës i zyrës për ekzaminimet mjekësorë, tha se autopsia ishte e plotë, por do të duhen ende ditë ose javë para se zbulimet të publikohen.

Prince ka qenë në Walgreens 4 herë në javë para se të vdiste dhe është trajtuar me Percocet OD javën e kaluar, dhe kur sherifi u pyet nësë Prince ka marrë ndonjë ilaç, ai tha se nuk mund ta konfirmojë.

Ai u shpreh se është i pazakontë fakti se në banesën e tij, në vilën “Paisley Park” nuk ka patur asnjë person tjetër, as nga stafi.

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887