INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prezantohet projekti i “Arenës Kombëtare”

Prezantohet projekti i “Arenës Kombëtare”

Publikuar më: 18:24 21-04-2016

Pas disa vitesh pritje dhe premtime, më në fund Federata Shqiptare e Futbollit po prezanton projektin zyrtar për stadiumin kombëtar që do të ndërtohet mbi rrënojat e stadiumit aktual Kombëtar “Qemal Stafa”.

Ai do të quhet “Arena Kombëtare” emër i cili është pagëzuar nga kryeministri Rama pas kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Europian.Në prezantimin e projektit i pranishëm është edhe kryeministri Rama.

Stadiumi i ri do të ndërtohet nga një arkitekt i njohur italian, i cili pak kohë më parë ka ndërtuar edhe arenën e stadiumit të Udineses.

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553