INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Barazim pa gola me Carpin, Milan vërshëllehet në “San Siro”

Barazim pa gola me Carpin, Milan vërshëllehet në “San Siro”

Publikuar më: 09:34 22-04-2016

Një ndeshje pa shumë emocione dhe me Milanin që i largohet edhe më shumë Europës. Milan nuk arriti më shumë se një barazim pa gola me Carpin në sfidën e vlefshme për javën e 24 të Serisë A.

Kuqezinjtë u kontestuan edhe në fund të 90 minutëshit, kur skuadra u vërshëllye nga tifozët e pranishëm në “San Siro”.

Ishin kuqezinjtë që udhëhoqën ritmin pavarësisht se pjesa e parë nuk rezervoi ndonjë rast të jashtëzakonshëm nga milanezët dhe nuk u vunë asnjëherë në vështirësi nga miqtë.

Në pjesën e dytë, loja u balancua disi me Carpin që rrezikoi në minutën e 48-të me anë të Mbakogu, ndërsa Milani në krahun tjetër pa t’i anulohej një gol me Jose Maurin në minutën e 65-të.

Rastin e ndeshjes e pati Carpi në minutën e 90 me Donnarumën që bëri një pritje të jashtëzakonshme duke i mohuar golin e 3 pikëve miqve, që do të ishin aq të nevojshme për skuadrën mike për të prekur shpëtimin.

Article Logic
Execution time: 0.0032229423522949