Brahim Diaz është blerja më e re e Real Madrid, i cili transferohet nga ekipi i Manchester City. Talenti 19 vjeçari bëri prezantimin e tij tek klubi i “galaktikëve” nën praninë e mediave dhe presidentit Perez.
Presidenti Perez i uroi një mirëseardhje të ngrohtë duke thënë se Diaz ka ëndrra me fanellën e ekipit madrilenas, të cilët ai shpresonte të behshin realitet.
Nga krahu tjetër Brahim plot emocione tha se Reali ishte zgjedhja e tij e vetme dhe klubi që gjithmonë ka ëndërruar. Ai tha se do të japë gjithçka për ekipin e tij të ëndërrave.








25 Feb 2026 





