Pep Guardiola kërkon të fusë teknologjinë në futboll edhe në stërvitjen e ekipit.
Trajneri i ka bërë një kërkesë deri diku të padëgjuar më parë, asistentëve të tij për të mësuar vozitjen e dronëve në mënyrë që të kontrollojnë stërvitjen e lojtarëve.
Ky shembull me dronët na kujton kohën e famshme të Ballist Morinës, i cili me dronin në ndeshjen kundër Serbisë bëri një botë të tërë të flasë për të.
Luis Enrique është një tjetër trajner, i cili prej kohësh e ka futur teknologjinë në futboll dhe njihet për teknikat e tij në ekipet ku ka drejtuar. Guardiola bëhet i radhës për t’i dhënë një shtysë më tej këtyre risive.








25 Feb 2026 





