INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti i Napoli-t, De Laurentis: “Mos më tregoni Juventusin mua, edhe unë të kisha aq lekë sa ata...”

Presidenti i Napoli-t, De Laurentis: “Mos më tregoni Juventusin mua, edhe unë të kisha aq lekë sa ata...”

Publikuar më: 17:51 19-11-2018

Aurelio De Laurentis njihet për sinqeritetin e tij në botën e futbollit. Presidenti legjendar ka vite që ekipin e Napolit e mban në nivelet më të larta të futbollit.

Gjatë një takimi të sindikatave industriale, De Laurentis ka trajtuar tema, si ekipi i Napoli-t, merkatoja dhe një batutë plot ironi ndaj Juventusit.
“Jemi skuadra e 19-të në botë, nuk kemi borxhe te bankat dhe jemi një model virtuoz. Ndoshta nuk do arrijmë ta mundim Juventusin, ku i dihet, por me të ardhurat që ka Juventusi 10 tituj kampionë do i fitoja edhe unë. Ne shpesh i kemi shkuar shumë pranë titullit”.

Kjo ishte deklarata që shkaktoi goxha bujë. Presidenti gjithashtu tha se në 2019 do bëjë goditje në merkato dhe se plani i tij për një stadium të ri po pengohet nga bashkia.

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996