INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prapaskena sesi Mesut Ozil refuzon PSG!

Prapaskena sesi Mesut Ozil refuzon PSG!

Publikuar më: 13:09 31-01-2019

Ditët e fundit është përfolur shumë për një shkëmbim të mundshëm mes Arsenalit dhe PSG-së, për sa i përket dyshes Ozil-Rabiot.

Gjithsesi, këto lajme kanë rënë poshtë, pasi një shkëmbim i tillë nuk do të ndodhë, siç dhe po raportohet së fundmi.

Sipas mediave në Gjermani dhe në Angli, ka qenë vetë Mesut Ozil, i cili ka refuzuar një kalim te PSG. Drejtuesit e ekipit francez, duket se e kanë kërkuar turko-gjermanin, pasi ka qenë një kërkesë e trajnerit Tomas Tuhel.

Dëmtimi i Nejmar, ka prishur shumë punë për trajnerin gjerman, i cili ka drejtuar gishtin nga Ozil, si zëvendësuesin ideal të brazilianit, por mesfushori i Arsenalitthuhet se e ka hedhur poshtë këtë ofertë.

30-vjeçari, me sa duket do të vijojë karrierën e tij në Londër, teksa në ndeshjen e luajtur një natë më parë ndaj Kardif Sitit, ishte kapiten.

Article Logic
Execution time: 0.0024950504302979