INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pranimet në Universitete, Nikolla: Nga 23 shtatori nis raundi i dytë, 75% e vendeve të lira

Pranimet në Universitete, Nikolla: Nga 23 shtatori nis raundi i dytë, 75% e vendeve të lira

Publikuar më: 18:10 21-09-2016

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka zhvilluar pasditen e sotme një takim në Kryeministri me maturantët, takim ku ishin të pranishëm edhe rektorë e dekanë, ku njoftoi se raundi i dytë i aplikimit për në Universitet do të nisë me 23 shtator. Nikolla gjithashtu ka njohur maturantët me kuotat e lira pas raundit të parë të rregjistrimeve.  

“Raundi i dytë i aplikimeve fillon në datën 23 shtator. Fillon në një situatë krejtësisht të re, që ka krijuar përmbyllja e raundit të parë. Keni të gjitha mundësitë që të rivlerësoni zgjedhjen tuaj falë transparencës së raundit të parë dhe të mësoni që merita dhe transparenca raundin e dytë të jetë fituese. Ministria e Arsimit vë në dispozicionin tuaj sistemin online, portali i klasifikimit që do të prezantojmë sot, nga i cili mund të aplikoni përmes celurarit. Në përfundim të raundit të dytë, në të njëjtin portal, do të merrni rezultatet tuaja.

Ky sistem do të shkurtojë të gjithë periudhën e këtij raundi dhe do të japë mundësinë e shfrytëzimit të çdo kuote të lirë, nëpërmjet një bashkërendimi në rang kombëtar të lëvizjes së vizës së kuqe.

Nuk ka vend për dilema, por për përqendrim për të marrë të gjithë informacionin në të gjitha rrugët dhe për të vijuar më pas me raundin e dytë, për të plotësuar 75% të vendeve që kanë mbetur të lira nga raundi i parë i pranimeve në universitete”, u shpreh Nikolla.

Article Logic
Execution time: 0.0021109580993652