INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pranga grupit kriminal që fitonte mbi 50 mijë euro në muaj. Droga në arushët e pellushit...[FOTO]

Pranga grupit kriminal që fitonte mbi 50 mijë euro në muaj. Droga në arushët e pellushit...[FOTO]

Publikuar më: 11:58 12-07-2016

Tre trafikantë droge, të njohur nga policia për akte të tilla kriminale kanë rënë në pranga. Me udhër të Prokurorisë së Tiranës u arrestua Gjergj Cukali i njohur si i forti i “Myslym Shyrit”, i dënuar më parë për pengmarrje dhe armëmbajtje pa leje dhe dy shokët e tij Dorian Qafa dhe Naldio Mali. Dy të fundit siguronin lëndën narkotike përmes Gjergj Cukalit dhe e shpërndanin sipas kërkesave të klientëve.
Ata u arrestuan në zonën e Ali Demit dhe iu janë sekuestruar 282 gramë kokainë, 25 telefona celularë, 5 automjete me targa të ndryshme, 15 celësa automjetesh, që liheshin si garanci për shuma parash. Për Gjergj Cukalin është ngritur edhe akuza për falsifikim, pasi iu gjet një kartë ID dhe patentë e falsifikuar. Nga shitja e narkotikëve ata përftonin mesatarisht 50 mijë euro në muaj. Kokainën e kamuflonin në vende nga më te çuditshmet nëpër kavanoza dhe brenda në një arush pellushi. Policia ka njoftuar se në pranga kanë rënë përgjatë ditëve të fundit dhe 13 persona të tjerë, të grupit mes tyre dhe një grua. Ata dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës si “Myslym Shyri”, ish-Blloku, sheshi “Willson”, në rrugën “Ali Demi”, në zonën e “Porcelanit” dhe në rrugën e “Elbasanit”.

Article Logic
Execution time: 0.0031650066375732