INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
GOOGLE gabon në mënyrë qesharake! Mohon fitoren historike të Serena Williams [FOTO]

GOOGLE gabon në mënyrë qesharake! Mohon fitoren historike të Serena Williams [FOTO]

Publikuar më: 11:39 12-07-2016

Të shtunën që kaloi, tenistja Serena Williams mundi në finalen e Wimbledon, Angelique Kerber, duke arritur kështu numrin prej 22 titujsh Grand Slam, thënë ndryshe në katër turnet më madhor të këtij sporti. (Australian Open, French Open, Wimbledon, dhe U.S. Open championships)

Tani Serena është në të njëjtin nivel me gjermanen Steffi Graf, e cila ka po ashtu 22 tituj të tillë. Megjithatë kur ti kërkon në google “Tenisti me më shumë tituj Grand Slams” (“Tennis Player With the Most Grand Slams”), Serena Williams apo Steffi Graf nuk rezultojnë asgjëkund. Në vend të tyre shfaqet Roger Federer, i cili ka vetëm 17 tituj Grand Slam.


Vërtetë Federer ka më shumë tituj madhorë se çdo mashkull tjetër, por kjo nuk e bën atë tenistin më të mirë në botë, pasi katër femra teniste, përfshirë këtu edhe Chris Evert dhe Martina Navratilova (18 tituj secila) kanë rekorde më të mirë se ai. Mos është ky një diskriminim që po bën google apo thjesht një “gabim”? Nëse vazhdojmë kërkojmë më emrin “Tenistët më të mirë” (“Best Tennis Players”) do të shfaqen rezultatet sipas kësaj renditjete. Novak Djokovic, Federer, Rafael Nadal, Pete Sampras, Andy Murray, dhe në vend të gjashtë, Serena Williams.

Article Logic
Execution time: 0.0016641616821289