INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prandaj nuk kemi dëgjuar muzikë të re kohëve të fundit! Dua Lipa na prezantoi me punën e saj më të re që ka ideuar për fansat

Prandaj nuk kemi dëgjuar muzikë të re kohëve të fundit! Dua Lipa na prezantoi me punën e saj më të re që ka ideuar për fansat

Publikuar më: 12:12 03-09-2019

Dua Lipa edhe pse jo me muzikë ka qenë shumë aktive në prapaskenë me dizajnimin e koleksionit të rrobave të cilat nga sot kanë dalë në shitje, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar disa fotografi tani në Instagram ku shfaqet mjaft tërheqëse në rrobat e stiluara nga ajo dhe ‘Pepe Jeans’.

Në përshkrimin e fotos Dua shkruante: “Jam shumë e lumtur të njoftoj se bashkëpunimi me ‘Pepe Jeans’ është në dispozicion për tu blerë. Unë kam qenë duke punuar shumë prapa skenave për të hartuar koleksionin tim të parë ndonjëherë të frymëzuar nga vitet ’90 dhe vitet dhe ‘00 në Londër. Koleksioni është ideuar me fansat e mi, dhe unë jam shumë e entuziazmuar që t'ju shoh veshur në këto rroba”.

Article Logic
Execution time: 0.0039079189300537