INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pra, produksioni e ka ftuar të rikthehet dhe ajo s’ka pranuar?! Reagon Shqipja: Nuk pranoj lojëra…

Pra, produksioni e ka ftuar të rikthehet dhe ajo s’ka pranuar?! Reagon Shqipja: Nuk pranoj lojëra…

Publikuar më: 14:29 17-12-2020

Edhe pse u përjasshtua dhe nuk është më pjesë e “Përputhen”, ish-konkurrentja Shqipe Hysenaj është njësoj e përfolur me konkurrentët aktual. Ajo bën deklarata dhe postime në rrjetet sociale rreth emisionit, tashmë shumë të ndjekur, duke marrë kështu vëmendjen e publikut.

Pas publikimit të një fotoje në të cilën pretendon se është Andi dhe Tea, Shqipja ka paralajmëruar se shumë shpejt do të plasë bomba të tjera.

 E ftuar në emisionin e Olsi Bylykut "Roped with Olsi", Shqipja nuk preferoi të zbulonte një nga bombat e rradhës, por tregoi se produksioni i ka kërkuar të rikthehet.

 "Ishte një lojë e lezetshme", tha Shqipja duke shtuar se ajo nuk pranon të bëjë lojëra.

 Pjesë nga intervista:

Shqipja: U përjashtova, por edhe u kërkova përsëri.

Olsi: Pse ke kërkuar të kthehesh?

Shqipja: Jo unë!

Olsi: Produksioni?!

Shqipja: Hë tani! Mos na i nxirr!

Olsi: Të ka ftuar sërish produksioni mesa shoh.

Shqipja: Ça kishe ti tani?

Olsi: Domethënë e ka ftuar produksioni, por Shqipja s'ka pranuar...

Shqipja: Ishte një lojë e lezetshme, por nuk pranoj lojëra unë.

Article Logic
Execution time: 0.0035409927368164