INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Poem Blu, Ledri dhe Sara e pagëzuan me këtë emër, ja çfarë kuptimi ka!

Poem Blu, Ledri dhe Sara e pagëzuan me këtë emër, ja çfarë kuptimi ka!

Publikuar më: 17:33 17-12-2020

Këngëtari i njohur Ledri Vula është bërë baba për herë të parë, së bashku me partneren e tij Sara Hoxhën.

Para dy ditësh erdhi në jetë vajza e tyre, të cilën e kanë quajtur Poem Blu Vula.

Emri Poem Blu ka çuditur shumë ndjekësit, por ky emër është vërtet i veçantë dhe ka kuptim shumë domethënës, pranadaj edhe çifti e ka zgjedhur.

Poem është një emër unik për vajza që nuk përdoret gjerësisht. Poem ka kuptimin “gur i çmuar”. Është një emër arti dhe, si i tillë, paraprin jetën e asaj që e mban.

Blu, ndryshe njihet edhe si "gift from god", dhuratë nga Zoti.

Çifti i njohur mezi e kanë pritur ardhjen në jetë të vajzës së tyre dhe këtë e kanë treguar edhe përmes postimeve në rrjetet sociale.

Article Logic
Execution time: 0.0032310485839844