INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pra, pas shumë ulje-ngritjesh merr fund lidhja Stresi-Keisi?! Ky DETAJ flet shumë!

Pra, pas shumë ulje-ngritjesh merr fund lidhja Stresi-Keisi?! Ky DETAJ flet shumë!

Publikuar më: 13:36 12-02-2021

Stresi dhe Kejsi janë një nga çiftet më të përfolur për shkak të gjithë ulje-ngritjeve që ka kaluar marrëdhënia e tyre. Nëse ndalemi tek kjo e fundit, ka shumë për të thënë. Lidhja e reperit me Kejsin bëri shumë bujë në mediat sociale, mirëpo duket se lidhja nuk funksionoi siç shumë e prisnin. Duke qenë se Kejsi jeton në Kanada e Stresi në Shqipëri, largësia bëri të vetën.

Blogerja ka deklaruar prej kohësh që nuk ka ndërmend të kthehet ndonjëherë në Shqipëri, pasi preferon të ndërtojë të ardhmen në Kanada, vendin ku është rritur. Gjithashtu, duket se Stresi nuk e sakrifikon karrierën e tij në Shqipëri për t’u zhvendosur tek partnerja. 

Ditën e djeshme ajo festoi 25 vjetorin e lindjes, por ne nuk vumë re asnjë urim publik për partneren e tij nga Stresi. Me një kontroll të shpejtë në profilet e tyre në Instagram vumë re se ata nuk ndiqen më, ndaj kjo mund të jetë një ndarje përfundimtare. Megjithatë, pritet reagimi i blogeres apo reperit!

 bkc2.pngbkc1.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0029699802398682