INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk pritej! Roza Lati ofendon Keisin, Stresi nuk përmbahet dhe i kthehet KEQ: Vajza si ty…[VIDEO]

Nuk pritej! Roza Lati ofendon Keisin, Stresi nuk përmbahet dhe i kthehet KEQ: Vajza si ty…[VIDEO]

Publikuar më: 11:26 15-02-2021

Stresi dhe Roza Lati ishin miq të mirë e kishin respekt ndaj njëri-tjetrit derisa mbrëmjen e djeshme reperi ka shpërthyer keq ndaj moderatores. Shkak është bërë intervista e fundit e Rozës tek emisioni "Rudina", ku moderatorja gjatë një loje duhej të zgjidhte një emoji për çdo personazh. Kur erdhi rradha e Stresit dhe e Keisit, Roza zgjodhi emojin zemër për Stresin duke thënë se ai është djalë shumë i mirë dhe korrekt ndërsa për Keisin zgjodhi emojin e jashtëqitjes.

 

Stresi e publikoi këtë moment në Instastory duke i shkruar Rozës: "Roza si do ndiheshe të ofendoj nënën ty? Keisit s’i vijnë as te themra vajza si ty".

 -640-0-6029bd412725e.jpg

 

Ndërkohë kujtojmë se marrëdhënia e Rozës me Keisin nuk ka qenë aspak e mirë pas skeçit që Stresi e Roza realizuan në "Why not". Keisi nuk e pëlqeu aspak skeçin dhe mes dy vajzave pati një sherr me postime në Instagram vitin e kaluar.

Article Logic
Execution time: 0.0050427913665771