INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pra, Kejsi është rikthyer me Stresin? FOTOJA e saj e fundit na bëri që të gjithë të dyshojmë!

Pra, Kejsi është rikthyer me Stresin? FOTOJA e saj e fundit na bëri që të gjithë të dyshojmë!

Publikuar më: 13:30 21-01-2020

Ata mund të mos jenë më bashkë, tashmë prej disa muajsh, por disa shenja të dukshme na dëshmojnë qartë se mund të mos ta kenë harruar njëri tjetrin e madje mund të ketë një shpresë për rikthim. Në fakt një shpresë për rikthim e ka dhënë vetë Stresi ku tha se në fakt nuk janë ndarë, por janë në periudhë pauze, duke e konsideruar Kejsin si një nga ato personat e rallë që është vështirë ti gjesh.

Ndërkohë e dashura e tij u largua për në Canada. Gjatë kësaj periudhe Kejsi ka treguar se gëzon një marrëdhënie shumë të mirë me prindërit e Stresit, të cilët nuk ka nguruar as t’i urojë për ditëlindje.

Megjithatë pas këtij raporti të shfaqur edhe në rrjetet sociale, ajo çfarë ka rënë në syrin e ndjekësve ka qenë postimi më i fundit i Kejsit në llogarinë e saj në ‘Instagram’. Ajo ka publikuar një foto ku shihet se në të dyja duart mban unazën me diamant, duke i konfuzuar ndjekësit nëse është rikthyer apo jo me Stresin.

“Se një femër duron shumë”, ka shkruar Kejsi krah postit më të fundit, shoqëruar me një emoji muzike. Nuk dihet nëse kjo është një shenjë se dyshja është rikthyer sërish bashkë, megjithatë kjo pritet të zbulohet në ditët në vazhdim nga vetë ata.

bkc.png

Article Logic
Execution time: 0.0040149688720703