INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermal Mamaqi zbulon sa ka kushtuar filmi “I Love Tropoja” deri tani: Ja shifra marramendëse! [FOTO]

Ermal Mamaqi zbulon sa ka kushtuar filmi “I Love Tropoja” deri tani: Ja shifra marramendëse! [FOTO]

Publikuar më: 15:31 21-01-2020

Për pak ditë pritet të publikohet filmi më i ri i Ermal Mamaqit “I LoveTropoja”.

Ky film ka shkaktuar mjaft kuriozitet tek ndjekësit dhe po pritet me pa durim. Producenti dhe regjisori, Ermal Mamaqi i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, tregoi se ka investuar shumë për këtë film, në xhirimet e të cilit janë përdorur aparaturat e nivelit më të fundit.

Ermali tregoi se lentet e kamerave që janë përdorur në “I love Tropoja”, janë të njëjtat me ato të “Fast & Furious 8”.

Gjatë intervistës Ermali zbuloi edhe shifrën marramendëse duke treguar se filmi ka kushtuar mbi 700 mijë euro deri tani. Kujtojmë se filmi e ka premierën me datë 29 janar në Pallatin e Kongreseve.

640-0-5e26ce82e7abe-600x333.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035440921783447