INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Postoi fotot provokuese pas arrestimit të Feros, Arbenita Ismajli ''kryqëzohet'' nga ndjekësit

Postoi fotot provokuese pas arrestimit të Feros, Arbenita Ismajli ''kryqëzohet'' nga ndjekësit

Publikuar më: 11:36 28-07-2022

Reperi Feronit Shabani, i njohur thjesht si Fero, u la për një muaj në paraburgim sipas vendimit të Gjykatës Themelore të Gjilanit. Por së fundmi vëendja është përqendruar edhe te partnerja e tij, modelja Arbenita Ismaili.

Teksa të gjithë prisnin një reagim nga ana e saj, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Megjithatë ajo nuk i ka ndaluar postimet në profilin e saj në Instagram, të cilat nuk lidhen aspak me Feron.

Arbenita publikoi një foto-album në rrjetin social ku shihet në top formë, e veshur me një palë pantallona të bardha dhe një këmishë të shkurtër ngjyrë jeshile. Ndërkohë në pozat e saj, fokusi është tek të pasmet e rrumbullakosura.

 

auto_arbenita-ismajli-31658950619.jpg

 

Kjo gjë është kritikuar jo pak nga ndjekësit e saj, të cilët i kanë shprehur mendimet në seksionin e komenteve të Instagramit. Ata e kritikojnë modelen për fotot që ka publikuar, ndërsa partneri i saj është momentalisht në burg, pasi rrahu barbarisht një person në mes të rrugës. Madje disa ndjekës e kritikojnë Arbenitën për lidhjen e saj me reperin.

“Mos u reklamo shumë se e ke burrin në burg”- shkruan një komentues, ndërsa në një tjetër koment thuhet: “Burrin në burg ti këtu”.

burg1.jpg

 

burg4.jpg

 

 auto_burg31658950730.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0027070045471191