INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Popullsia në botë do të rritet, po me Shqipërinë çfarë do të ndodhë?!

Popullsia në botë do të rritet, po me Shqipërinë çfarë do të ndodhë?!

Publikuar më: 14:42 13-07-2019

Popullsia e planetit sot është 7,7 miliardë banorë dhe sipas këtij ritmi deri në vitin 2050 parashikohet që popullsia e botës të shtohet edhe me 3 miliardë.

Por pavarësisht se bota po mbipopullohet ka disa zona që janë duke u tkurrur. Sipas OKB, në 27 vende numri i popullsisë ka rënë me 1 % ose më shumë që nga viti 2010.

Shqipëria është vendi që do të ketë tkurrjen më të madhe të popullsisë në botë deri në fund të shekullit.

Sipas projeksionit bazë të OKB-së, në fund të këtij shekulli popullsia e Shqipërisë do të rrudhet në vetëm 1 milionë banorë, me një rënie prej 62 për qind krahasuar me shifrën aktuale.

Në disa vende ka ulje të shtimit të popullsisë, por kjo rënie kompensohet nga rritje më të mëdha të popullsisë në rajone të tjera.

Sipas studimeve, 9 vende, India, Nigeria, Pakistani, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia, Tanzania, Indonezia, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara do të sjellin më shumë se gjysmën e rritjes së planifikuar të popullsisë globale në vitin 2050.

OKB paralajmëron se një tjetër fenomen që do të ndihet është dhe jetëgjatësia.

Edhe pse popullsia po rritet, mesatarja e jetëgjatësisë pritet të ulet. Nga mosha mesatare 72,6 vjeç që është tani, parashikohet të jetë 77.1 vjeç në vitin 2050.

rritje.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040121078491211