INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I kërkonin para dhe seks për të mos publikuar fotot nudo, ja si e pësojnë dy burrat shqiptarë

I kërkonin para dhe seks për të mos publikuar fotot nudo, ja si e pësojnë dy burrat shqiptarë

Publikuar më: 14:32 13-07-2019

Policia e Fierit ka arrestuar dy persona për shantazh me qëllim përftimi.

Operacioni policor i koduar "Koshovica" çoi në pranga shtetasit G.M, 44 vjeç dhe J.Sh, 46 vjeç, të dy banues në Cakran.

Arrestimi i tyre u bë nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë  Vendore të Policisë Fier në  bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pronës në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, pas një hetimi disa javor me metoda speciale të hetimit.

Dy të arrestuarit dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shantazhuar dhe kërcënuar një shtetase, duke i kërkuar para dhe favore seksuale me qëllim mos publikimin në rrjetet sociale të disa fotove personale të saj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721