INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia greke bllokon një ton marijuanë në Janinë, afër Shqipërisë

Policia greke bllokon një ton marijuanë në Janinë, afër Shqipërisë

Publikuar më: 16:51 13-09-2019

Policia greke bllokon një ton marijuanë në Janinë, afër Shqipërisë Policia greke tha se ka sekuestruar rreth një ton marijuanë në një kamion që u bllokua në hyrje të Janinës, qytetit verior grek fqinj me Shqipërinë. Sipas policisë greke shoferi i kamionit është një 30-vjeçar, shtetas i huaj.

Sipas policisë greke operacioni kishte nisur në brezin kuftar me Shqipërinë. Sipas mediave greke dyshohet se lënda narkotike ishte transportuar nga brezi kufitar në sasi të vogla në kamionin që kishte destinacion qytetet në thellësi të Greqisë. Operacioni antidrogë u krye nga Divizioni i Antidrogës Greke dhe sasia e narkotikëve është ndër më të mëdhatë e bllokuara gjatë viteve të fundit nga policia greke.

Po sot policia shqiptare arrestoi një tjetër pjesëtar të 4 grupeve kriminale që u ndaluan dje për aktivitet në fushën e narkotikëve. Sipas Policisë shqiptare numri i të arrestuarve ka shkuar ne 58 persona qe akuzohen si të përfshirë në kultivimin dhe më pas trafikimin e lëndëve narkotike drejt Greqisë. /Zëri i Amerikës/

Article Logic
Execution time: 0.0034799575805664