INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E keni menduar ndonjëherë sa kushton një pikturë e Kryeministrit? Zbulojeni...

E keni menduar ndonjëherë sa kushton një pikturë e Kryeministrit? Zbulojeni...

Publikuar më: 16:40 13-09-2019

Jeni kuriozë të dini sesa kushton një pikturë e kryeministrit? Faqja “News Artnet” ka publikuar një listë me piktura të cilat janë pjesë e edicionit “art Berlin”, të cilat mund të blihen për një shifër që është më e vogël se 10 mijë euro. Janë pesë vepra arti që janë renditur nga kjo faqe dhe një prej tyre i përket kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Rama prezantohet me një pikturë që e ka realizuar me dokumentet e punës. Aty, ai ka derdhur fantazinë e tij nëpërmjet ngjyrave. Dhe sa mendoni se shitet ky punim në ekspozitë? Për 3500 euro.

Në veprat që ka përzgjedhur “News Artnet”, piktura e Ramës është më e lira, ndërsa të tjerat variojnë me një çmim nga 5 mijë euro në 10 mijë euro, shkruan Top Channel.

piktura.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033459663391113