INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pogba tregon ambiciet e tij, dua të bëhem më i mirë se Pele dhe Maradona

Pogba tregon ambiciet e tij, dua të bëhem më i mirë se Pele dhe Maradona

Publikuar më: 18:24 29-04-2016

Paul Pogba, mesfushori francez i Juventus, në një intervistë për gazetën italiane La Repubblica, është shprehur së se objektivi i tij është që të behet një legjende e futbollit, “më i mirë se Pele apo Maradona”.

Në moshën 23-vjeçare, Pogba, i cili ka fituar katër kampionate me Juventusin, autor i 34 golave me fanellën bardhezi, konfirmon kështu ambicien e tij.

“Katër titujt e kampionit te Italisë “nuk tregojnë asgjë veçse asaj që unë kërkoj të arrij, të shkruaj historinë, të bëhem mesfushori më i mirë në histori”, theksoi Pogba.

Ai ka ardhur në Torino në 2012 dhe është nën kontratë deri në 2019, më një page prej 5 milionë euro në sezon.

Article Logic
Execution time: 0.0038461685180664