INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po Ronela ç'ka për të thënë pas deklaratës së Young Zerkës? Këngëtari: 'E kemi çelësin e njëri-tjetrit. Jemi bashkë ...' [FOTO]

Po Ronela ç'ka për të thënë pas deklaratës së Young Zerkës? Këngëtari: 'E kemi çelësin e njëri-tjetrit. Jemi bashkë ...' [FOTO]

Publikuar më: 14:28 25-11-2019

Ronela Hajati dhe Young Zerka janë ndër dyshet më të përfolura në showbizz-in shqiptar dhe pse kurrë nuk e kemi zbuluar plotësisht nëse janë ose jo në një lidhje.

Shpesh të dy artistët lënë për t'u kuptuar se mund të jenë në një lidhje e herë të tjera lënë të nënkuptohet e kundërta dhe gjithmonë i janë shmangur pyetjeve për njëri-tjetrin nëpër intervista.

Por si duket së fundmi Young Zerka ka pranuar për 'Prive' lidhjen me Ronela Hajatin.

“E përmenda shpirtin tim binjak. Patjetër. Të dy kemi çelësat e njëri-tjetrit. Key Menagement with the Key Heart. Jemi bashkë, punojmë bashkë, qeshim bashkë, jemi te i njejti çelës bashkë, Key Menagement”, deklaroi ai. 

1-414.jpg

Kujtojmë se së fundmi Young ka publikuar projektin e parë të 'Ep', tëtitulluar 'Y.O.U' në bashkëpunim me Niza, por surprizat nga ai nuk kanë mbaruar ende. Zerka sapo na paralajmëroi se tani del edhe kënga e dytë e 'Ep', e titulluar "Whine for me"

Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598