INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Po na ngel vajza pa martuar', këngëtarja e njohur pranon se familja e saj nuk ishte dakord që të merrej me muzikë

'Po na ngel vajza pa martuar', këngëtarja e njohur pranon se familja e saj nuk ishte dakord që të merrej me muzikë

Publikuar më: 19:34 19-12-2019

Fatmira Breçani është një ndër këngëtaret më të njohura të muzikës popullore. E ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel ajo ka folur për fillimet e saj si këngëtare. Ajo ka treguar se familja e saj nuk ishin dakord që ajop të bëhej një këngëtare për shkak të mentalitetit që ekzistonte asokohe në vendin e saj të lindjes në Tropojë.

“Ka qenë pak e vështirë që të dilje të këndoje asokohe për shkak të mentalitetit”, është shprehur Fatmira Breçani.

“Po pse kush të pengonte? Ka qenë mentaliteti brenda familjes?”, e ka pyetur Jonida Shehu.

“Ishte krejt opinioni siç ka qenë gjithkund. Edhe sot nuk është edhe aq i mirë. Por edhe familja ka qenë pak”, ka shpjeguar këngëtarja e njohur.

“Nuk donin që t’i të bëheshe këngëtare?”, e pyet më tej moderatorja e “Soiree”

Fatmira Breçani e ka pohuar duke shtuar se prindërit e saj mendonin se nëse do të bëhej këngëtare do të ngelej pa martuar.

"Po na ngel vajza pa martuar. Mos e pyet”, është shprehur Fatmira Breçani, duke shtuar se ajo e vazhdoi ëndrëën e saj dhe sot është shumë e suksesshme.

Article Logic
Execution time: 0.0059499740600586