INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Soni Malaj ndez atmosferën në emision, kërcen vallen e Tropojës

Soni Malaj ndez atmosferën në emision, kërcen vallen e Tropojës

Publikuar më: 18:29 19-12-2019

\"Nata e Tropojës\" ishte tema e kësaj të mërkure në emisionin \"Soiree\" me Jonida Shehun në Top Channel. Në studio ishin bërë bashkë personazhe publikë që vijnë nga qyteti i Tropojës për të ndarë me të gjithë eksperiencat e tyre e për të folur rreth qytetit të tyre të lindjes.

Një ndër ta ishte këngëtarja e njohur Soni Malaj, e cila ka treguar se është krenare që është tropojane dhe se ka gjithmonë nostalgji për atë vend.

Ndër të tjera ajo është ngritur në emision dhe ka kërcyer vallen e Tropojës bashkë më koreografin e njohur Skënder Haklaj.

Soni e ka ndezur atmosferën, ashtu siç edhe mund të shihet nga videoja më poshtë.

Gjithashtu këngëtarja e njohur ka performuar këngën \"E vogla\" së bashku me Fatmira Breçanin dhe këngën e saj të fundit \"Shije tradhtie\" me të cilën mori pjesë tëk 'Kënga Magjike'.