INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po martohet se është shtatzënë? Armina Mevlani zbulon më në fund të vërtetën!

Po martohet se është shtatzënë? Armina Mevlani zbulon më në fund të vërtetën!

Publikuar më: 09:31 15-09-2022

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të martohen në fund të Shtatorit. Lajmi u konfirmua nga vetë blogerja pak ditë më parë, ndërsa në rrjet është përfolur se ajo është në pritje të ëmbël prandaj po martohet.

Mbrëmjen e djeshme në "Goca dhe Gra", Armina ka sqaruar dyshimet e të gjithëve. Blogerja ka treguar se kanë zgjedhur të martohen këtë periudhë sepse asaj dhe Shkëlzenit iu pëlqen vjeshta, por pa pasur arsye të tjera.

“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj", është shprehur ajo.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035011768341064