INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po këtë herë kush do të vijë 'special guest'? Dua Lipa e lumtur jep lajmin e madh për festivalin 'Sunny Hill'!

Po këtë herë kush do të vijë 'special guest'? Dua Lipa e lumtur jep lajmin e madh për festivalin 'Sunny Hill'!

Publikuar më: 14:30 15-06-2021

Që nga viti 2016, Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa kanë arritur që përmes festivalit “Sunny Hill Festival” të sjellin në Kosovë yje të mëdha të muzikës botërore.

Pas anulimit përshkak të pandemisë duket se këtë vit mund të organizohet sërish dhe Dua e Dukagjin Lipa kanë dhënë një lajm të madh.

Ata kanë njoftuar se Prishtina do të jetë shtëpia e përhershme e këtij festivali, teksa po shqyrtojnë që ta zgjerojnë më tej në një vend më të madh.

Dukagjin Lipa propozoi ditën e sotme në një mbledhje që festivali të mbahet afër zonës se panaireve në Shkabaj.

Si një prej festivaleve më të mëdha në rajon kemi nevojë për pronë më të madhe. Gërmia i zë vetëm 20 mijë njerëz, kurse prona që ne propozojmë ka kapacitet për 100 mijë. Në këtë pronë do investohen gjysmë milioni euro, do mbillen drunj, do bëhet një liqe artificial, këto do bëhen gradualisht. Kjo pronë tani është shkurre nuk ka asgjë”, tha ai.

Ndërsa Dua u shpreh shumë e lumtur që Prishtina do të jetë shtëpia e përhershme e fetsivalit dhe që do të ketë një vend tjetër për organizimin e tij.

Festivali ynë Sunny Hill Festival tashmë ka një adresë të përhershme në Prishtinë, Kosovë. Jemi kaq krenarë me arritjen e këtij rrugëtimi deri tani dhe mezi presim që të rritemi më shumë në një vend të ri dhe më të madh! Ju faleminderit për të gjithë dashurinë dhe përkrahjen. Do të shihemi së shpejti”, shkroi Dua në një postim.

44B8CCAD-410F-4C70-9126-2CB43961A1E4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664