INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po dalin fjalët e Metës? Panik te qytetarët, sërish tërmete në Shqipëri, ja ku ishin epiqendrat! [FOTO]

Po dalin fjalët e Metës? Panik te qytetarët, sërish tërmete në Shqipëri, ja ku ishin epiqendrat! [FOTO]

Publikuar më: 08:07 01-08-2019

Korça u trondit sërish nga tërmetet, ku vetëm mëngjesin e sotëm janë regjistruar dy goditje të tjera. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, në oret e para të mengjesit janë regjistruar dy termete, i pari me magnitudë 2.7 dhe tjetri më i fortë me magnitudë 3.

Te tërmeti i parë raportohet se epiqendra ishte në fshatin Arrëz, ndërkohë lëkundja e dytë me magnitudë 3 ballë është ndjerë rreth orës 03:20, me epiqendër fshatin Nikolicë të Devollit. Ndonëse jo shumë të forta, tërmetet kanë shkaktuar panik te banorët, kryesisht të Korçës, të cilët janë më të prekurit nga tërmetet.

Këto lëkundje vinë pas dy tërmeteve të forta 3.4 ballë dhe 4.4 ballë që u ndjenë ditën e djeshme në Korçë.

Ndërkohë presidenti Ilir Meta ka ngritur alarmin që të merren masa, pas parashikimit të një sizmiologu grek, i cili tha se pritet të bjerë një tërmet 30 ballë.

ete.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036830902099609