INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Korça në panik, nuk ndalin lëkundjet sizmike

Korça në panik, nuk ndalin lëkundjet sizmike

Publikuar më: 15:01 29-06-2019

Mbi 10 lëkundje sizmike janë regjistruar që nga mbrëmja e së premtes deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës në rajonin e Korçës.

Epiqendrat e lëkundjeve sizmike kanë qenë rreth 16 km në juglindje të qytetit. Fatmirësisht lëkundjet kanë qenë me magnitudë nga 2.2 deri 3.7 të shkallës Rihter dhe nuk janë shënuar dëme.

Një muaj më parë rajoni i Korçës u trondit nga disa tërmete të fortë të cilat shkaktuan dëme në dhjetëra shtëpi dhe 4 të lënduar.

Fshati më i prekur nga tërmeti ishte Floqi ku u dëmtuan mbi 100 shtëpi.

Article Logic
Execution time: 0.0035052299499512