INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po Butrini e pa?! Fansi i propozon nëpërmjet mamit, Kiara Tito nuk e le pa përgjigje, shihni si ia kthen! [FOTO]

Po Butrini e pa?! Fansi i propozon nëpërmjet mamit, Kiara Tito nuk e le pa përgjigje, shihni si ia kthen! [FOTO]

Publikuar më: 20:40 23-02-2019

Kiara Tito është një ndër moderatoret më simpatike dhe më të komentuara. Moderatorja është vënë shpeshherë në qendër të vëmendjes kur flitet për jetën personale të saj dhe jo rrallë herë është përfolur për një lidhje të mundshme me këngëtarin Butrint Imeri. Mirëpo edhe pse ata të dy janë fotografuar disa herë bashkë, e kanë mohuar se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëria.

Kiara është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon shpesh foto e video të ndryshme për ndjekësit dhe aq e bukur sa është, ia paska marrë mendjen mamasë së një fansi. Ky i fundit i ka shkruar në një prej videove të postuara: “Më tha mami, këtë vajzë ma sill në shtëpi”.

Dhe Kiara kurrsesi nuk mund ta anashkalonte këtë koment shumë interesant dhe me emojin që i ktheu na tregoi se i ka pëlqyer shumë. Në fakt edhe neve na bëri të qeshim.

tittuadrat.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002903938293457