INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po bllokon komisionin ‘Tahiri”. Paloka kërcënon Ramën. 'Kujdes sepse...'

Po bllokon komisionin ‘Tahiri”. Paloka kërcënon Ramën. 'Kujdes sepse...'

Publikuar më: 13:20 02-05-2018

Është mbledhur Komisioni Hetimor “Tahiri”, i cili që në nisje ka ndezur debat mes shumicës dhe opozitës. Por ajo që është më shqetësuese për Kryetarin e Komisionit Edi Paloka është refuzimi i Kryeministrit për të dhënë informacionin e kërkuar nga komisioni. Të gjitha institucionet shtetërore në varësi të Kryeministrit, sipas Palokës refuzojnë të japin informacion, një tentativë kjo sipas Palokës për të bllokuar punën e komisionit.
Edi Paloka:
Pjesa më e madhe e institucioneve shtetërore kanë refuzuar t’ju përgjigjen shkresave të komisionit hetimor. Kryeministra, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë dhe Policia e Shtetit kanë dhënë përgjigje negative e nga më absurdet. Madje Kryeministri pret DSIK që ti çojë materialet. Nuk çojmë informacion pa na garantuar DSIK që këto materiale do të jenë të sigurta, dhe nuk përgjigjet për materialet që nuk janë të sigurta.
Xhafaj na bën leksion se si funksionon Komision Hetimor, na pyet nëse kemi miratuar plan veprimi. Nuk i takon atij se si funksionon komisioni hetimor, ka detyrë të përgjigjet si duhet.
Po kështu dhe Ministria e Drejtësisë nxjerr justifikime absurde.
Ndërsa Drejtoria e Policisë na thotë na jep kohë deri në 30 prill ndërsa sot më 2 maj nuk kanë sjellë asnjë informacion. Të njëjtën gjë bën dhe Dogana.
Përgjigjet nuk janë asgjë tjetër përveçse një përpjeke për të penguar komisionin. Do të zbatoj pikë për pikë kodin Penal për të gjithë ata që kërkojnë të pengojnë dhënien e informacionit për Komisionin Hetimor”.

Article Logic
Execution time: 0.0035808086395264