INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plazhet tregu më i mirë i trafikantëve të drogës, nis shitja e EKSTAZISË

Plazhet tregu më i mirë i trafikantëve të drogës, nis shitja e EKSTAZISË

Publikuar më: 12:17 24-06-2019

Tregëtia e drogës është më e favorëshme në periudhën e plazhit. Droga që stimulon qefin dhe seksin ekstazia ka nisur të jetë më trend në zonat ku ka më shumë pushues. Një rast konkret është shënuar në plazhin e Drimadhes. Po i riu nuk arriti dot të shesë gjithë sasisë pasi u kap nga policia. 22 vjeçarit S. K nga Tirana ju sekuestruan 100 kokrra ekstazi dhe afro 525 eurove e 60.000 lekë të rinj, të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes.

Arrestimi i tij u bë në kuadrin e operacionit “Drimadha” nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Article Logic
Execution time: 0.0028328895568848