INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dështon sërish gjyqi ndaj Shullazit, një nga të akuzuarit ''përplaset'' me gjyqtaren: Si mund të jeni kaq...

Dështon sërish gjyqi ndaj Shullazit, një nga të akuzuarit ''përplaset'' me gjyqtaren: Si mund të jeni kaq...

Publikuar më: 12:08 24-06-2019

Dështon sërish seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë.

Shkak është bërë mungesa e gjyqtarit për probleme shëndetësore.

Gjyqtari i tretë i caktuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor Arben Vrioni nga gjykata e Apelit Durrës për arsye shëndetësore nuk mund të zhvillonte asnjë proces gjyqësor deri në 29 qershor. Ndërkohë ka pasur një përplasje të njërit prej të akuzuarve me gjyqtaren.

Mësohet se Gilmando Dani, ka marrë fjalën në seancë dhe i është drejtuar gjyqtares Albana Boksi duke i thënë se nuk mund t’i gjykojë. “Si mund te jeni kaq e qetë, ju keni dhënë një vendim pro Ylvi Beqajt. Nuk mund të na gjykoni dhe ne?!”, ka thënë ai.

Dani kërkoi që të rikthehen mbrojtësit e tyre dhe të mos jenë me avokatë kryesisht. Seanca e radhës do të jetë më 1 korrik ora 12:30.

Article Logic
Execution time: 0.0040061473846436