INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plasi sherri dhe këtej! ‘O ciceronk t'u ka bo shpell’! Fifi i bën ‘diss’ Taynas dhe Rinës [VIDEO]

Plasi sherri dhe këtej! ‘O ciceronk t'u ka bo shpell’! Fifi i bën ‘diss’ Taynas dhe Rinës [VIDEO]

Publikuar më: 12:15 22-08-2018

Së fundmi kemi parë shumë repere femra, të vijnë me projekte muzikore mjaft të fuqishme dhe mund të themi plot ‘diss-e’.

Në tekstet e tyre fansat janë gjithmonë në gjendje të gjejnë se kujt mund t’i drejtohen fjalë të caktuara.

Dhe kështu mund të themi se ka ndodhur me projektin më të fundit muzikor të lançuar nga Fifi.

Në këngën e saj “Habibi” një bashkëpunim me këngëtaren marokene Lamar, të cilën e ka publikuar mbrëmjen e djeshme Fifi duket se i ka patur nja dy fjalë me Taynan dhe Rinën.

Teksti i kësaj kënge po komentohet shumë pasi Fifi i drejtohet Taynës dhe Rinës haptazi. "S'më bon përshtypje nëse e ki belin e hollë, mos i jep vetes rëndësi se je t'u u kalb n'silikon", shprehet Fifi në një pjesë të këngës duke iu referuar faktit që Tayna në këngën e saj "Columbiana" thotë se e ka belin shumë të hollë.

"E keni flliq krejt t'u bo bordell, o ciceronk e trapit t'u ka bo shpell", është edhe kjo një pjesë e tekstit të këngës që po komentohet shumë në rrjete sociale e që siç duket i referohet repereve të reja.

 

Article Logic
Execution time: 0.001755952835083