INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plasi sherri dhe fajin e ka Bella Hadid?! The Weeknd i bën diss Drake nëpërmjet këngës së tij të fundit [FOTO]

Plasi sherri dhe fajin e ka Bella Hadid?! The Weeknd i bën diss Drake nëpërmjet këngës së tij të fundit [FOTO]

Publikuar më: 18:59 12-01-2019

The Weeknd sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor dhe fansat nuk ndalojnë dot së foluri rreth tij. “Lost in the Fire” quhet prurja për të cilën fansat e këngëtarit kanadez janë të bindur se është një ‘diss’ kundrejt reperit Drake.

“Unë dua të kem një fëmijë me vajzën e duhur që të mos kem nevojë ta fsheh atë” ,-thuhet në teksin e këngës që mendohet se i drejtohet Drake për faktin se ky i fundit ka një djalë me një pornostare të cilin e ka mohuar kur lindi.

Prej disa kohësh të dy artistët nuk kanë marrëdhëni të mirë me njëri-tjetrin, por fansat mendojnë se një ndër shkaqet mund të jetë modelja Bella Hadid, e dashura e The Weeknd. Vlen të rikujtojmë që gjatë përiudhës që The Weeknd dhe Bella ishin të ndarë, u përfol për një romancë të mundshme mes modeles dhe reperit Drake.

“Lost in the Fire” tashmë gjendet në të gjitha platformat digjitale ndërkohë që klipi i këtij projekti muzikor do të publikohet shumë shpejt.

Gesaffelstein-The-Weeknd-Lost-in-the-Fire-2019-billboard-1548.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003911018371582