INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plas sherri për gomerët në Santorini, bashkia i merr në mbrojtje [VIDEO]

Plas sherri për gomerët në Santorini, bashkia i merr në mbrojtje [VIDEO]

Publikuar më: 15:32 29-07-2018

Gomerët në ishullin Santorini do të kenë më shumë mbrojtje. Është ky vendimi që ka marrë bashkia e ishullit pas protestave të aktivistëve të të drejtave të kafshëve.

Gomerët luajnë një rol të rëndësishëm në zonën turistike. Ata i marrin turistët nga porti në qendër të ishullit, duke u ngjitur në një tatëpjetë prej 500 metër nën diellin përvëlues. Dhe kjo ndodh katër deri në pesë herë në ditë.

Vendimi për të mbrojtur gomerët erdhi pas protestave të disa aktivistëve të të drejtave të kafshëve dhe për të shmangur publicitetin negativ për ishullin popullor me turistë nga e gjithë bota.

Tani e tutje nuk do të lejohet të rrihen gomarët, duke i dënuar pronarët me gjoba. Po ashtu gomerët do të mbajnë më pak ngarkesa dhe do të punojnë me orë të kufizuara.

Çështja shpërtheu pasi në rrjetet sociale u publikua një video ku shihej pronari i një gomari duke rrahur kafshën e tij. Të premten u zhvillua një protestë nga katër grupe aktivistësh, që përfundoi me përleshje me pronarët e gomerëve.

Masat gjithashtu sigurojnë që gomerët do të ‘mbahen në hije’ gjatë pushimeve dhe do t’u jepet ujë dhe ushqim më rregullisht.

Më poshtë në video shihni edhe punën e lodhshme të gomerëve dhe sesi përdoren për transportin e turistëve.

Article Logic
Execution time: 0.0045840740203857