INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha e nis me gjëegjëza Edvingu, reagon Rama: Vettingu si ilaç gjarpërinjsh

Basha e nis me gjëegjëza Edvingu, reagon Rama: Vettingu si ilaç gjarpërinjsh

Publikuar më: 15:29 29-07-2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur këtë fundjavë që në vend të deklaratave të shkruaj gjëegjëza për të goditur qeverinë. Kryedemokrati ka edhe një shpërblim për ata që japin përgjigje të saktë. Fotoja që shoqëron gjëegjëzën e Bashës për, Ramën është një grup gjarpërinjsh.

basha.jpg

Lulzim Basha

Gjëagjëzë Edvingu: Kush i lidh e i mban bashkë: një trafikant të dënuar droge me vëllain Ministër të Brendshëm PLUS, një gjyqtar që e shpëton nga ekstradimi ortakun e trafikantit të drogës PLUS komisionerët e vettingut që e shpallin këtë gjyqtar të përshtatshëm për të vazhduar detyrën?!Kush gjen përgjigjen e saktë, fiton Toyota Yaris.

edi_rama.jpg

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Rama. Gjëegjëzës së Bashës i përgjigjet me shprehjen “Vetingu si ilaç gjarpërinjsh”.

Edi Rama

Vetingu si ilaç gjarpërinjsh dhe opozita me libër shtëpie kundër Vetingut si Fronti i dikurshëm Demokratik i lagjes!Në vend të Letrave Anonime janë shpifjet dixhitale të Saliut. Në vend të Këndit të Fletërrufeve janë recituesit e Lulit. Në vend të kryetarit është vetë Luli.

Article Logic
Execution time: 0.0037388801574707