Skenat e dhunës rikthehen sërish në futbollin shqiptar. Incidenti i radhës është regjistruar në fundin e takimit Tirana-Laçi e mbyllur në barazim 1-1. Teksa lojtarët po i drejtoheshin dhomave të zhveshjeve, raportohet edhe për një sherr masiv, me lojtarët bardheblu që ishin tepër të tensionuar pas pësimit të golit, mbi shtesën e akorduar nga arbitri sipas tyre. Siç mësohet, nga këto përplasje është goditur edhe sulmuesi i Tiranës, Majkëll Ngo. “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë një video ekskluzive nga momenti i përplasjes në tunel. Për më tepër ndiqni pamjet e mëposhtme:
Siç shihet në një tjetër video të siguruar nga Procesi Sportiv, presidenti i Laçit, Pashk Laska dhe djali i tij janë përleshur me futbollistin e Tiranës, Ngoo, gjithashtu është goditur edhe Eni Imami.








31 Jan 2026 





