Ish-banorja e shtëpisë së Big Brother, Genta Gjalpi, është një ndër personazhet më të komentuar në media. Pavarësisht se u bënë vite nga pjesëmarrja e saj në BB, ajo vazhdon te jetë shumë e kërkuar dhe e komentuar nga fansat dhe mediat, ku shpeshherë shkakton lajme me deklaratat e saj të bujshme apo fotot që poston në rrjete sociale.
Së fundmi Genta ka postuar një foto nga pishina ku shfaqet bashkë me mikun e saj më të ngushtë, menaxherin Xhani Demika të cilin e ka plakur me aplikacionin e famshëm që përdorën VIP-at.
Genta me humor shkruan se ky është plaku që i pagon pushimet dhe se ai është ndër biznesmenët më të fuqishëm.
\"Zbulohet plaku qe i i pagon pushimet Gentes. Ai quhet Xhemal Demika, kur ishte i ri ka punuar menaxher kengetaresh, ndersa tani ai eshte nje nder biznesmenet me te fuqishem te naftes ne Ballsh\"- shkruan Genta.
Ndërsa në foton e rradhës Genta ka kthyer veten në të moshuar ku shkruan:
\"Sa jane shtuar keta meshkujt qe shkojne me plaka papapapalla\".
![\"Plaku biznesmen që më paguan pushimet\", Genta e \"Big Brother\" zbulon vetë se kush është ai [FOTO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/517f78b7c00e4a444790c8fe7ca51142_L.jpg)