INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Piloti i Formula I sherr me gazetarët: Herës tjetër do t’ju …

Piloti i Formula I sherr me gazetarët: Herës tjetër do t’ju …

Publikuar më: 16:52 08-06-2018

Piloti i Formula Uno ka reaguar keq ndaj gazetarëve në konferencën për shtyp zhvilluar sot në Montreal para garës së Çmimit të Madh të Kanadasë.

Gazetarët e kanë pyetur për sjelljen e tij në pistë, duke qenë shkaktar i shumë aksidenteve, por kjo nuk i ka pëlqyer talentit të Red Bull, që tha: “Më akuzoni gjithnjë për të njëjtën gjë, por herën tjetër do t’ju godas dhe përplas juve”, tha Verstappen piloti holandezi.

“Nuk kam pse të ndryshoj mënyrën time të pilotimit. Sezoni im nuk ka nisur mirë, kritikat kanë qenë të shumta, por unë jam gati për të fituar çdo garë. Unë besoj se do të flas në pistë këtë herë, për të korrur në Kanada suksesin e parë sezonal dhe jam përgatitur ashtu si gjithnjë për këtë sfidë të radhës”, shtoi me tej piloti holandez.

Article Logic
Execution time: 0.0032467842102051